Maqedoni

Besimi: 70 milion euro për mbështetje financiare për pagesat e pagave, aplikimi pas rebalancit

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Rebalanci i buxhetit do të sigurojë 70 milion euro për mbështetje financiare për pagesën e pagave për punonjësit për kompanitë që kanë pasur një rënie të të ardhurave si rezultat i krizës dhe kompensimit në intervalin prej 14.500 deri 21.776 denarë, sipas rënies së të ardhurave të kompanive.

Pas miratimit të rebalancit, kompanitë do të jenë në gjendje të aplikojnë për këtë masë, tha Ministri i financave Fatmir Besimi gjatë intervistës së tij sonte në Top Telma.

-Sapo të kalojë rebalanci i buxhetit, fondet do të sigurohen dhe më pas mund të kryhet procedura, sepse zyrtarisht me ligj pa i siguruar fondet nuk mund të publikoni Thirrje për asgjë, qoftë ai i prokurimit publik, apo bëhet fjalë për subvencione në rastin specifik ose transferim – tha Ministri i financave.

Ai vuri në dukje se kjo masë do të funksionojë në tre muajt e ardhshëm dhe do të synojë sjelljen e likuiditetit në ekonomi dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Në periudhën e mëparshme, me këtë masë janë përkrahur mesatarisht 19.322 kompani dhe 116 mijë vende pune.

Postime të ngjashme

Në Covid-Qendrën e re do të trajtohen pacientët me pamje më të butë klinike

XH,I

MPB dhe prokuroria kanë marrë masa për zbardhjen e rastit të vjedhjes së kufomës nga spitali në Strumicë

T E

FMN: Këtë vit rënie e BPV-së në Maqedoninë e Veriut prej 5.4 përqind

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...