Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Besimi – Angellov: Jemi të përkushtuar në ndërtimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8

Shkup, 12 shkurt – Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, por edhe realizimi i përshpejtuar i projekteve të rëndësishme infrastrukturore që do të rrisin lidhjen midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Bullgarisë, ishin temat e diskutimit në takimin midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, Angel Angellov.

“Në fushën e infrastrukturës së transportit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore është e angazhuar për ndërtimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8. Për fazën e parë dhe të dytë mjetet tashmë janë siguruar, ndërsa për fazën e tretë janë siguruar grant mjete  nga Programi IPA 2  dhe  në procedurë është  sigurimi shtesë për konstruktin  financiar”, tha Besimi.

Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore në Korridorin 8, nga kalimi kufitar Qafë Thanë me Republikën e Shqipërisë në perëndim deri në vendkalimin kufitar Deve Bair me Republikën e Bullgarisë në lindje.

Në takim u diskutua gjithashtu përmirësimi i mëtejshëm i efikasitetit dhe efektivitetit të shpenzimeve publike përmes zbatimit të Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike, si qëllimi kryesor i tuining projektit  “Forcimi i planifikimit të buxhetit, ekzekutimit dhe funksioneve të kontrollit të brendshëm” brenda të cilit Ministria e Financave bashkëpunon me Ministrinë e Financave të Republikës së Bullgarisë, si një nga vendet partnere në këtë projekt. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...