10 C
Skopje
30/10/2020
Ekonomi Maqedoni

Besimi: Do të monitorojmë realizimin e shpenzimeve kapitale

Zhurnal Ads

Shkup, 27 shtator – Ministri i Financave Fatmir Besimi në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë njoftoi se Qeveria do të krijojë njësi apo organe për të monitoruar realizimin e shpenzimeve kapitale dhe  për të përmirësuar performancën kjo sipas tij do bëhet duke zbatuar konceptin e ri të financave SMART. Koncepti i financimit SMART, siç thekson Besimi, është vendosja e një strategjie të qartë në financat publike, monitorimin dhe matjen e rezultateve dhe në të njëjtën kohë veprim të përgjegjshëm dhe transparent.Në pyetjen për subvencionet e paralajmëruara për punësime etnike ai u përgjigj se në program ka formulim të atillë që do ta motivojë sektorin privat me qëllim që të mbështeten dhe të promovohen marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe toleranca.

“Menjëherë ta përkufizoj atë që është e rëndësishme, sepse e shoh se në opinion ka mjaft aktivitete në lidhje me këtë temë, do të thotë në ekonomi, jo vetëm te ne, por në gjithë botën, cilësia do të jetë para së gjithash, ajo do të jetë faktori vendimtar, ndërsa ne besojmë, unë personalisht besoj se qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike kanë cilësitë e tyre si individë dhe si profesionistë”, thotë Besimi.

Sipas tij, ideja është që të ketë vlera të tilla si në Bashkimin Evropian, përkatësisht shumëllojshmëria të jetë njëra nga vlerat.

“Ashtu siç ka në kompanitë botërore, ashtu siç në Google drejtori ekzekutiv është nga India, kështu edhe këtu diversiteti do të jetë vetëm vlerë pozitive e ekonomisë sonë, edhe atë të dalë nga nevojat e tregut. Mendoj se në bashkëpunim me komunitetin e biznesit kjo mund të jetë vetëm një proces normal në përputhje me cilësine dhe me parimet e tregut, duke pasur parasysh këtë Qeveria me mbështetje për promovim të diversitetit, që është vlerë në Bashkimin Evropian, për të cilën ne synojmë të bëhemi pjesë e saj”, thekson Besimi.

Sa i përket rritjes ekonomike Besimi thotë se projeksioni tani për tani mbetet në -3.4 për qind në përputhje me realizimin aktual të buxhetit, duke mos përjashtuar ndryshime në skenarët deri në fund të vitit, në varësi të faktit nëse do të ketë një valë të re të krizës me Covid-19. Sa i përket borxhit publik, Besimi thotë se në periudhën afatshkurtër ai do të rritet duke pasur parasysh që nuk ka rritje ekonomike, dhe ka nevojë për shpenzime për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë. Ai tregon se në planin afatmesëm borxhi do të stabilizohet kur ekonomia të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike.

Related posts

8 viktima dhe 144 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

XH.I

Editorial: Afrohen zgjedhjet lokale – A do t’i dënojnë qytetarët kryetarët që s’punuan sa duhet!

Z H

Parlament, Ligji për mbrojtjen e popullsisë hiqet nga rendi i ditës

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...