Besimi i filloi aktivitetet në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së

Shkup, 7 tetor – Ministri i Financave, Fatmir Besimi filloi aktivitetet në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së të cilat edhe kësaj here për shkak të pandemisë së Kovid-19 organizohen onlajn. Ministri së bashku me përfaqësuesit e FMN-së realizuan takim me përfaqësuesit e Departamentit të FMN-së për çështje fiskale – FAD. Në këtë takim u theksua përkrahja teknike që merr Ministria e Financave dhe përpjekjet që zbaton lidhur me reformat kryesore për menaxhimin e financave publike.

 

“FAD është një nga partnerët tanë më aktivë dhe më të rëndësishëm si dhe ofrues të ekspertizës në reformat kryesore të menaxhimit të financave publike dhe deri më tani ka ofruar ndihmë teknike në sfera të ndryshme të menaxhimit të financave publike”, theksoi ministri Besimi në takim.

Përkrahja teknike është e rëndësishme dhe është në drejtim të planifikimit më të mirë, përmirësimit të prezantimit të buxhetit, buxhetimit të projekteve, hartimit të treguesve, si dhe vendosjes së sistemit të rishikimit të vazhdueshëm të shpenzimeve.

Procesi i hartimit të programit të ri për menaxhimin e financave publike filloi në muajin shtator të vitit 2021 dhe duhet të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2021.

Aktiviteteve, të cilat do t’u jepet përparësi në periudhën e ardhshme dhe për të cilat do të sigurohet përkrahje teknike, janë në sferën e implementimit të rregullave fiskale dhe Këshillit fiskal të Ligjit të ri për buxhetet, përforcimin e menaxhimit të investimeve publike në Ministrinë e Financave, përforcimin e kapacitetit të planifikimit të likuiditetit, përforcimin e kapaciteteve të monitorimit të Ministrisë së Financave sa i përket menaxhimit të rreziqeve fiskale, që i referohen ndërmarrjeve publike, ndërmarrjeve në pronësi shtetërore, si dhe partneritetit publik privat dhe kontrollit të shpenzimeve.

Njëra nga projektet prioritare kryesore për MF-në, si[ theksohet në kumtesë është zbatimi i sistemit të IFMIS-it, me përkrahje të Bankës Botërore dhe BE-së. IFMIS-i është sistem i integruar informativ për menaxhimin e financave publike, që do të sigurojë monitorim të integruar të të hyrave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në zbatimin e plotë, me ç’rast do të ndikojë në buxhetim dhe realizim më të mirë.

Temat që u diskutuan në takim ishin reformat për decentralizim fiskal dhe Plani për financimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes për periudhën 2022-2026, që është i orientuar në drejtim të përshpejtimit dhe arritjes së normave të rritjes mesatare mbi 5 për qind, konsolidimit fiskal dhe rritjes së investimeve.

Në takim u theksua se Qeveria e RMV-së është e përkushtuar në drejtim të progresit të realizimit të Planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sigurojë përkrahje për nxitjen e rimëkëmbjes afatgjate dhe përkrahjen e reformave, për nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe konvergjencës, si dhe integrimin rajonal në rajon edhe me Bashkimin Evropian.

Në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili së bashku me guvernatoren e BPRMV-së Anita Angellovska-Bezhoska udhëhoqën delegacionin e RMV-së, me ç’rast do të realizojë më shumë takime me përfaqësues të lartë të këtyre institucioneve. 

Related posts

Ambasada e SHBA-së në Shkup: Zgjedhjet e lira e të ndershme, thelbësore për demokraci të fortë

Redaksia

Nikollovski: Draft versioni i ligjit për origjinën e pronës i mbyllur dhe janë zgjidhur të gjitha çështjet

D V

Moti kryesisht me diell dhe me erë të dobët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More