Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Shkup, 17 qershor – Kapitali njerëzor është i ndërlidhur drejtpërdrejt me rritjen ekonomike, pra përmes rritjes së njohurive dhe aftësive të qytetarëve mund të veprojë për të përshpejtuar rritjen. Prandaj, një nga përparësitë në planet dhe parashikimet për rimëkëmbjen dhe rritjen e përshpejtuar janë investimet në kapitalin njerëzor, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në një uebinar të organizuar nga Fakulteti Ekonomik me temë “Sfidat për arsimin e lartë në fushën e ekonomisë në periudhën pas Kovid-19”.

Ministri, kumtoi se Ministria e Financave, theksoi se një nga shtyllat e Strategjisë për rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike është investimi në kapitalin njerëzor, pra zhvillimi i burimeve njerëzore (arsimi, shkenca dhe shëndetësia), popullsia dhe mbrojtja sociale, brenda së cilës sigurohen masa dhe aktivitete të ndryshme. Ai theksoi se në vitet e kaluara, janë bërë përpjekje për të alokuar më shumë fonde në buxhet për fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, gjë që ka rezultuar në rritjen e tyre të shumëfishtë.

Sipas Indeksit të kapitalit njerëzor të Bankës Botërore, i cili mat produktivitetin e mundshëm të qytetarëve pas moshës 18 vjeç, sipas nivelit të investimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale në periudhën 2010-2020, Indeksi i kapitalit njerëzor për Republikën Maqedonisë së Veriut ishte ndërmjet 0,54 ose 0,56, që do të thotë se fëmijët që do të lindin tani, sipas investimeve në to për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, kur të mbushin 18 vjeç do të përdorin rreth 50 për qind të potencialit të tyre. Përndryshe, në ekonomitë më të zhvilluara në botë Indeksi i kapitalit njerëzor është mbi 0,8 në vendet e Bashkimit Evropian rreth 0,75 ndërsa në vendet e rajonit produktiviteti potencial është mesatarisht 0,65.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...