Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Besimi: Ligji për buxhetin është gati dhe është vendosur në Ener

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Ligji për buxhetin sot është ngjitur në “Ener”. Çdokush mund të kyçet në debatin publik. Bëhet fjalë për ligj reformues, i harmonizuar me disa direktiva evropiane, informoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë.

Situata aktuale e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, sipas Besimit, është serioze, për të cilën treguesi më i mirë është BPV-ja dhe borxhi publik, parashikimet e të cilave janë më të këqija në lidhje me krizën financiare.

“Ajo që është e mirë në të gjithë këtë është se sistemi financiar është i qëndrueshëm. Ky është një avantazh i madh në ballafaqimin me krizën Kovid. Në këtë periudhë kur numrat e tjerë kanë një shenjë negative, është mirë që në sektorin financiar dinamikat janë akoma me parashenjë pozitive”, tha Besimi.

Nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë, ku janë anëtare të gjitha bankat kryesore, u theksua se sektori bankar është i qëndrueshëm, me një nivel të lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit dhe se të gjithë punojnë me fitim. Ata njoftuan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët në mënyrë që të dalin nga kriza aktuale.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjendja me pandeminë e Covid 19 në Maqedoni

Z H

Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dënon sulmin terrorist në Vjenë

E.E.

243 raste të reja, 4 të vdekur dhe 100 të shëruar, ja bilanci i fundit me Covid 19

T E

Artan Grubi në “Click Plus” flet për karrierën e tij, por si u njohë ai në Prishtinë dhe Tiranë, ndiqni videon!

R ZH

Qeveria në mesditë do të mbajë seancë konstituive

Z H

Sela: Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...