Maqedoni

Besimi: Në përgaditje është plani i veprimit për menaxhim më të mirë të investimeve publike

Zhurnal Ads

Shkup, 14 tetor – Në periudhën në vazhdim, do të punohet në përmirësimin e planifikimit, alokimit dhe zbatimit të investimeve publike me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore. Një plan veprimi për këtë qëllim tashmë është duke u përgatitur në Ministrinë e Financave.

Kjo u tha në takimin midis ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe Guvernatores së Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezoska dhe ekipeve nga Ministria e Financave dhe Banka popullore, me ekipin e FMN-së nga Departamenti i Çështjeve Fiskale. Ky takim është pjesë e Takimeve Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, të cilat filluan këtë javë dhe të cilat, për shkak të situatës me Kovid, këtë vit po mbahen online.

Në takim, informojnë nga Ministria e Financave, u theksua se ekipi nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të FMN-së, këtë vit shqyrtoi situatën në lidhje me investimet publike në kuadër të misionit PIMA dhe se ai dha rekomandime se si të përmirësohen fazat e ciklit të investimeve. Ministria e financave tashmë është duke përgatitur një Plan Veprimi për Përmirësimin e Investimeve Publike, i cili do t’i paraqitet së shpejti Qeverisë. Përndryshe, Ministria e Financave planifikon të krijojë një njësi të re organizative të ngarkuar me investimet publike.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takim theksoi përkushtimin e tij për zbatimin e konceptit të financave SMART, pra për të zbatuar financat publike që do të realizohen në mënyrë strategjike, të cilat do të masin performancën dhe do të jenë të përgjegjshme dhe transparente. Reformat që do të bëhen në periudhën e ardhshme kanë për qëllim realizimin e këtij koncepti.

Në këtë kontekst, u theksua se Ligji i ri për Buxhet është hartuar, i cili parashikon planifikimin dhe forcimin afatmesëm të buxhetimit të programeve, dhe kështu përmirësimin e menaxhimit të investimeve kapitale. I njejti është vendosur për diskutim publik në ENER. Gjithashtu, menaxhimi i investimeve kapitale do të jetë pjesë e Sistemit të Integruar të Informacionit të Menaxhimit Financiar, i cili është pjesë e Ligjit për buxhet.

Postime të ngjashme

OEMVP – 15 vite duke mbrojtur dhe mbështetur bizneset shqiptare në Maqedoni

XH,I

Ambasadori holandez, Jan Kop: Mosmarrëveshja bilaterale me Bullgarinë nuk është e ndërlidhur me hapjen e kapitujve

T E

Zv.ministri Nuhiu: Të sigurohen kushtet për seancat gjyqësore online

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...