Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Besimi: Qeveria ende s’ka vendim për taksën ekologjike dhe ulje të TVSH-së për rrymën

Shkup, 11 qershor – Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për vendosje të taksës ekologjike dhe për ulje të TVSH-së për rrymën, por po bëhen analiza gjithpërfshirëse në pikëpamje të agjendës ekologjike qeveritare për tranzicion të gjelbër, investim në burime ripërtëritëse të energjisë dhe krijim të Fondit ekologjik, deklaroi ministri I Financave, Fatmir Besimi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse me ribalancin e Buxhetit është paraparë vendosja e taksës ekologjike prej katër denarëve dhe ulje të TVSH-së për rrymë prej 18 për qind dhe si kjo do të reflektohet në Buxhet.

“Nuk bëhet fjalë për rritje të akcizave, por për taksa ekologjike, mes të cilave janë përfshirë edhe derivatet e naftës. Për këtë masë Qeveria ende nuk ka sjellë vendim. Ajo është agjendë e miratuar në BE, ajo është Agjenda e Parisit për rritje të gjelbër, e gjithashtu edhe pjesa e agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor që vitin e kaluar në tetor gjithashtu u miratua dhe rekomandua nga ana e BE-së. Dhe ne e kemi pranuar si Qeveri.Pasi që të bëhen analizat gjithpërfshirëse, do të pasojnë konsultime me odat ekonomike, si dhe me faktorët e tjerë të cilët janë prekur nga masa, e më pas do të sjellim vendim. Njejtë do të veprojmë edhe lidhur me uljen e TVSH-së për rrymën. Ne I ndjekim trended dhe kërkesat e qytetarëve, ndërsa pas analizave dhe diskutimeve me të përfshirët nga masa, do të sjellim vendim”, tha Besimi.

Ai nuk konfirmoi nëse këto masa do të gjenden në ribalancin e Buxhetit dhe do të fillojnë të vlejnë prej 1 korrikut.

“Ende nuk kemi sjellë vendim në Qeveri”, potencoi Besimi.

Lidhur me atë se sa do të jetë borxhi publik dhe nëse ai deri në fund të vitit do të jetë 64 për qind e BPV-së dhe do të arrijë tetë miliardë euro, Besimi tha se deri në fund të vitit parashihet që borxhi shtetëror të jetë 52,3 për qind e BPV-së, ndërsa borxhi publik 62,4.

“Atë e kumtuam javën e kaluar kur u soll Strategjia fiskale dhe Strategjia për borxh publik. Por, në të njejtën kohë, ka plan për konsolidim fiskal në afat të mesëm, përkatësisht si borxhi të kthehet deri në vitin 2026 dhe të kthehet në nivelin nën 60 për qind të BPV-së. Ajo që tani po ndodhë është rezultat I krizës ekonomike globale të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19. Në të gjitha vendet ka rritje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik. Ka shtete ku borxhi dukshëm është rritur. Atë që e parashohim në periudhën në vijim është, krahas rikuperimit të ekonomisë, të kemi edhe rritje të përshpejtuar ekonomike, me një plan investues”, tha Besimi, duke shtuar se qëllimi është me rritje të përshpejtuar në pesë vitet e ardhshme të arrihet mesatare prej pesë për qind në nivel vjetor.

Postime të ngjashme

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...