Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Besimi: Siguruam fonde për mbështetje financiare prej 6.000 denarë dhe për fëmijët pa prindër

Zhurnal Ads

Shkup, 29 tetor – Masa për mbështetjen financiare për kategoritë në nevojë, të tilla si pensionistët dhe prindërit e vetëm, shtrihet dhe për fëmijët pa prindër. Përkrahja në vlerë prej 6.000 denarë u sigurohet atyre me rebalancin e buxhetit, tha Ministri i financave Fatmir Besimi në debatin për rebalancin në Seancën plenare të Kuvendit.

Besimi theksoi se gjatë diskutimit të komisionit, u bënë ndryshime të tjera shtesë në rebalanc, me të cilat sigurohen fonde për projekte të tilla si furnizimi me ujë dhe stacionet filtruese në disa vendbanime.

– Ne kemi bërë shtesë në rebalanc në bazë të ndryshimeve të miratuara. Siguruam fonde për mbështetje financiare për fëmijët pa prindër. Siguruam mjete të hartëzimit për sektorët strategjikë industrial në rajonin e Ohrit. Siguruam fonde për ndërtimin e një pjese të kthesës së tretë të sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Likovë dhe furnizimin me ujë në Reçicë të Vogël, fonde për përfundimin e stacioneve filtruese në Shtip dhe Karbic, fonde për restaurimin e një ure në fshatin Ulanci dhe fonde shtesë për mirëmbajtjen e vendeve arkeologjike, si dhe fonde për organizimin e oficerëve rezervë – tha Besimi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Matura shtetërore do të mbahet, pytjet do të jenë më të thjeshta

Z H

Xhambaski e vlerëson si të ‘varfër’ deklaratën e Zaev se Maqedonia nuk ka pretendime teritoriale ndaj Bullgarisë

admin

Bie interesimi për përdorimin e vauçerëve për turizëm

E.E.

Deputetja Dauti ngre shqetësimin: 40 mijë nxënës pa mjete pune për mësim online

T E

“The Economist”: Regjistrimi do të nxjerrë 1.5 milionë banorë

T E

Këtë vit nuk do ketë festime në sheshe, vikend shtëpi e as hotele

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...