Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Besimi realizon takim me ambasadorin Reka, në fokus realizimi i projekteve infrastrukturore

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Thellimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe realizimi i projekteve infrastrukturore që do të sjellin rritje të bashkëpunimi ekonomik midis Republik Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ishin tema e diskutimit në takimin e sotëm midis ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Shqipërisë në vend Fatos Reka.

Ambasadori Reka e përgëzoi ministrin Besimi për emërimin e tij si Ministër dhe i uroi suksese në punën e tij.

  • Bashkëpunimi bilateral me Shqipërinë është në një nivel jashtëzakonisht të mirë. Aktualisht po punohet në zbatimin e projekteve infrastrukturore që do të rrisin aktivitetin ekonomik dhe do të sigurojnë një numër të madh të vendeve të punës. Këto janë prioritetet për të cilat jemi duke punuar në mënyrë aktive. Njëkohësisht, shohim një mundësi edhe për rritjen e këmbimit tregtar. Sa i përkët kësaj, ndikim pozitiv do të ketë projekti: “Lehtësimi i tregtisë në Ballkanin Perëndimor” të Bankës Botërore, në kuadër të së cilit parashikohet rikonstruimi i vendkalimit kufitar Qafë Thanë si mbështetje e krijimit të “one stop shop”, për të cilin bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar në nivel ndërqeveritar, tha Besimi.
https://www.facebook.com/MinistryOfFinanceMK/posts/2241155809363256?xts[0]=68.ARDf1NO4Js7ds6IrgQq2hxRNJx_NWdM9a6BrWj_jLMmIvpcTZpZlThaK6YTH5vFPdeifdFQL4hSw3RQvU6eebXUZ8x5X6OysmA15BEbdT7t34lU7_-9XC6ZTKBJmt9zSYLML3_jFsPk1_uG1eiv_6kriLCU71gePHQtRZ0G2Ab8xwcapx3CV7D0-vqS2hRF3TSCwrQOmeaxMIE3RfN5uvwTKYLZXeUGBpA2maCA-7kmpSd7_C5O4f332bM9pPJsyGreg_guHqV_ASPbXq95YTUE7SnYF9RiAhkRWFwe3xYbpyN9Asj5u8RFiB2fchY4h8Zd9JVi84FVBzrci2VhSEpT8h_Gy&tn=-R

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...