Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

nga Redaksia

Shkup, 10 prill – Pas muajit të shenjët të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More