Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Besimtarët ortodoks festojnë buzmin – lindjen e Krishtit

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Besimtarët e krishterë ortodoks në Maqedoni sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen.

Këtë vit për shkak të pandemisë nuk do të ketë shënim masiv si zakonisht para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Këshilli për shënimin e Buzmit, paralajmëroi se tradita, megjithatë vazhdon edhe krahas situatës me koronavirusin, duke mbajtur llogari për të gjitha masat mbrojtëse dhe protokollet. Kumbarë i manifestimit sivjet do të jetë prof. dr. Nikolla Panovski ndërsa dollingritës prof. dr. Miodrag Vërçakovski.

Shënimi i Buzmit do të zhvillohet nën rregullat për mbrojtje nga pandemia prandaj nuk do të ketë shpërndarje të degëve të Buzmit në oborrin e tempullit “Klimenti i Ohrit” në Shkup por në hyrjen kryesore të kishës dhe në hyrjen nga kulla e kambanave.

Priftërinjtë e tempullit kryesor do t’i shenjtërojnë naforën, çajin dhe rakinë, si dhe degët e buzmit, të cilat kumbari dhe dollingritësi më përpara i mblidhnin rrëzë Vodnos, dhe të cilat do t’u ndahen falas të pranishmëve.

Nuk do të mbahen as karvanet buzmore të fëmijëve si paralajmërim i festës së nesërme krishtere Lindjes së Krishtit.

Krishtlindja është festë që festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore.

Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...