Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Besnik Bislimi takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Ambasadori Ëeidinger e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ai theksoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Në komunikatën për media thuhet se, Bislimi veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direket si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ia ka dhënë Kosovës, dhe theksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin edhe në fusha të ndryshme me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Weidinger dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë, vizitën e kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrave Bislimi e Gërvalla në Bruksel, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Në mbyllje të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për vizitën, duke uruar që bashkëpunimi në mes të dy institucioneve që përfaqësojnë të thellohet edhe më shumë.

Postime të ngjashme

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

“Dialogu, korrniza e vetme”, “DW”: Vuҫiç për kompromis me Kosovën – Prishtina kërkon vetëm njohje nga Serbia

Bekim Laçi

KGJK sot bëhet me kryesues, Gjykata e Prishtinës me kryetar

Bekim Laçi

Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee

Bekim Laçi

Kurti dhe Wolfgang Petritsch flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Bekim Laçi

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...