Shkup, 2 shkurt – Asociacioni i ri nacional transportues i vendit BEST Mobiliti -NTA, u bë anëtarja e vetme në Unionin ndërkombëtar për transport rrugor – IRU nga shteti, e me atë edhe garantuese nacionale për TIR.
Nga Asociacioni u bëjnë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të TIR-it, për shkak të ndryshimit të garantuesit nacional prej dje, me qëllim që të mundësihet migrim i papenguar, pa marrë parasysh sistemin tranzitor që e shfrytëzojnë, për ndryshim të numrit të tyre MKD/TIR të lajmërohen në asociacion apo në e-mailin: tir@bts.mk, t’i kontaktojnë dhe t’i prëditësojnë të dhënat e tyre, me qëllim që të parashtrohet listë për miratim në Drejtorinë e doganave dhe ITDB (Baza ndërkombëtare TUR e të dhënave (ON)) për evidentim në sistem. Të gjithë numrat e kaluar TIR MKD/065/XXXX do të jenë të pavlefshëm.

“Me marrëveshjen e arritur me Drejtorinë e doganave, BEST Mobiliti – NTA tnai është garantuese nacionale për TIR në territorin e RMV-së, me ç’rast e rritëm sigurinë dhe benefitet për shfrytëzuesit TIR, për rritje të garancës TIR nga 60.000 në 100.000 euro për TIR karnet”, thotë Olivera Miovska, kryetare e BEST Moibiliti – NTA, ndërsa njëherit edhe zëvendëskryetare e BSEC-URTA, e cila është Union i asociacioneve transportuese rrugore në rajonin e bashkëpunimit ekonomik të rajonit të Detit të Zi dhe në të cilin BEST Mobiliti është anëtare e barabartë.
IRU është asociacioni më i vjetër dhe më i madh transportues i transportuesve rrugor në botë, me seli në Gjenevë. ANëtarësimi në asociacionin transportues IRU, siç cekin nga BEST Mobiliti, do të sigurojë një sërë përfitimesh për operatorët vendorë transportues, përkatësisht për menaxherët e tyre, shoferët dhe të punësuarit e tjerë, në bazë të përvojës 75-vjeçare dhe ekspertizës së IRU-së në lehtësimin dhe sigurimin e tregtisë dhe transportin ndërkombëtar rrugor. Me këtë, në industrinë transportuese të vendit do të mundësohet zhvillimi ekonomik dhe hapja e njëpasnjëshme e tregjeve të reja profitabile.

Në protokollet e IRU-së është cekur se BEST Mobiliti – NTA është asociacioni i ri transportues, të cilën Drejtoria e doganave e RMV-së e emëroi Shoqatë të garantuar nacionale TIR.
“E njohur nga organet kompetente, si garantuese e sistemit TIR, BEST Mobiliti – NTA ëshrë asociacion i pozicionuar mirë për t’u bërë zëri i mbi 1.600 operatorëve transportues të Maqedonisë së Veriut të përfshirë në transportin rrugor ndërkombëtar, për t’i promovuar dhe ndihmuar, e tëra me qëllim që ta përmirësojnë punën e zyre dhe njohuritë profeisonale në fushën e transportit vendor dhe ndërkombëtar”, thotë në deklaratën me shkrim Umberto De Preto, sekretar i përgjithshëm i IRU-së.