Agjencia Zhurnal.mk

“Beteja” me Covid-19/ Vendosja e maskave, e detyrueshme në Gjermani

Gjermania ka bërë të ditur planet për të bërë të detyrueshme vendosjen e maskave për të gjithë qytetarët, e gjithë kjo vjen në kuadër të parandalimit të mëtejshëm të koronavirusit të ri, Covid-19.

Bremeni ka qenë rajoni i parë federal që ka mbështetur masat, pasi Senati i tij ka konfirmuar vendimin të premten. Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme kur përdoret transporti publik në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave. Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, ndonëse Zvicra ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa lehtëson masat e izolimit.

Instiuti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar 150,648 persona të prekur dhe 5,315 viktima si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...