Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Beteja me COVID jo vetëm spitalore”, Rakacolli: Shkollat prioritet, nuk do të mbyllen. Kemi parasysh mirëqenien e fëmijëve në përgjithësi

Komiteti i ekspertëve të pandemisë së COVID-19 në vend ka dalë sot sërish para mediave për të folur për situatën në vend si dhe për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve. Kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli tha se beteja me COVID-in nuk është thjesht betejë spitalore duke kërkuar nga të gjithë zbatimin e masave.

“Është betejë territori dhe është betejë e të gjithëve. Vetëm nëse do të zbatojmë të gjithë ato masa që ne me shumë forcë i kemi thënë vazhdimisht, kemi kërkuar me shumë këmbëngulje zbatimi ne tyre, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë. Në vendimet që marrim, jemi të orientuar nga numrat dhe nga rekomandimet e OBSH, kolegët tanë në rajon e Europë. Të vazhdojmë të mbajmë maskat, të respektojmë ato që i shtuam javën e fundit. Të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të evitojmë pjesëmarrjen në ceremonitë familjare”, deklaroi Rakacolli.

E pyetur për një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar, Rakacolli tha se vëmendja për shkollat ka qenë gjithnjë prioritet dhe se për momentin nuk po diskutohet kjo gjë pasi mirëqenia e fëmijëve në përgjithësi është orientim edhe nga OBSH.

“Ashtu sikurse ne e kemi vënë në dije gjatë këtyre dy muajve nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që ka pasur hapja e shkollave në rëndim të pandemisë.
Mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve është dhe orientimi që jepet së fundmi nga OBSH. Në shifrat që jemi tani, në një nivel të qëndrueshëm nuk e diskutojmë për momentin sot por e ndjekim në 24 orë. nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë, po. Ajo që ne kemi parasysh është mirëqenia e fëmijëve në përgjithësi”, deklaroi Rakacolli.

Ndërkaq kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se numri i thirrjeve drejt 127 është i njëjtë, por se numri i vizitave vijon të jetë i lartë.

“Vazhdon njësoj numri i thirrjeve. Nuk ka rritje, është stacionare, madje rreth 200 thirrje më pak. Numri i vizitave i lartë, 463 në 24 orët e fundit. Vazhdojmë të kryejmë të njëjtat funksione 46% e pacientëve përfundojnë në spital. Janë marrë masat për një menaxhim më të mirë të shtretërve në 3 spitalet njëkohësisht”, deklaroi Brataj.

Postime të ngjashme

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

Nis procesi i votimit në PD/ Vokshi voton në selinë blu

Zekirija Haxhiu

Rama: PS nuk do të mbrojë askënd nëse drejtësia kërkon llogari nga ai

Zekirija Haxhiu

Fundi i maratonës së Gramoz Ruçit

Dafina Vidishiqi

Kongresi, vendimet e rëndësishme që morën 3000 delegatët socialistë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...