Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Beteja për Kumanovën në LSDM, Kostovski sfidon Dimitrievskin

Shkup, 11 qershor 2021 – Martin Kostovski, deputeti i LSDM-së nga Kumanova ka shfaqur publikisht ambicie për të garuar në zgjdhjet lokale për kryetar komune, shkruan gazeta Lajm. Ai gatishmërinë e tij e ka shprehur përmes një shkrimi të shkurtë në Facebook.

“Nëse qytetarët e Kumanovës vlerësojnë se Martin Kostovski është zgjidhja më e mirë për “baba” të qytetit, unë me krenari dhe me shumë përgjegjësi do ta pranoj sfidën për të qenë kryetar i ri i Kumanovës”, ka shkruar në Facebook, Martin Kostovski, deputeti i LSDM-së nga Kumanova.

Në këtë mënyrë Kostovski i shpall “luftë” bashkêpartiakut të tij Maksim Dimitrievski, i cili është kryetar aktual i Komunës së Kumanovës. Dimitrievski nuk i ka raportet e mira brenda partisë, sidomos me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, i cili është nga Kumanova. Kjo gjë i zvogëlon shanset e Dimitrievskit për të marrë mbështetjen e partisë për mandatin e dytë. Megjithatë, fjalën e fundit për kandidatin e LSDM-së për Kumanovën do ta thonë organet partiake.

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...