Betohen 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

nga D V

Anëtarët e sapozgjedhur të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, bënë sot betimin, gjatë një ceremonie në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ditën e sotme u betuan, Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi e Lutfie Celami. Këta 8 anëtarë do të jenë ata të cilët do të shqyrtojnë ankesat e partive, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë një mandat 4 vjeçar.

Gjyqtarët u përzgjodhën ditën e djeshme përmes një shorti me gogla, në listën me 95 kandidatë.

Kolegji Zgjedhor është një prej hallkave të institucioneve që administrojnë ankesat lidhur me zgjedhjet. Pas vendimeve të KAS, palët në një proces zgjedhor i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për pretendimet e tyre, duke përmbyllur kështu procesin e ankimeve lidhur me zgjedhjet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More