Bexheti: Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris

Shkup, 30 korrik – Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit, sot e ka pritur xhudisten Arbresha Rexhepi.

 

Ajo përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.   

“Sot kisha nderin të takoj xhudisten Arbresha Rexhepi, përfaqësuesen e vetme shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Olimpiadën Tokyo 2020.

Arbresha debuton në kategorinë e seniorëve në peshën 52 kg dhe është shpallur kampione shtetërore 12 vite me radhë në kategori të ndryshme. Gjithashtu 2 herë ka marrë vendin e 3 në Kampionatin Ballkanik si kadete dhe 1 herë si seniore.

Në kupën Europiane ka marrë vendin e 3 dhe 2 herë është ranguar e pesta në kompeticionet Europiane.

Vlen të potencohet që në Olimpiadën TOKYO 2020 ajo ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut, por për fat të keq shkaku i lëndimeve dhe pengesave gjatë periudhës së pandemisë nuk ishte në gjendje për të treguar aftësitë e vërteta dhe maksimumin e saj.

Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris, ku ne i dëshirojmë shumë suksese në kompeticionet e ardhshme dhe të vazhdoj të na bëj krenar neve si komb, si shtet dhe komunë në të cilën ajo jeton”, ka shkruar Bexheti në profilin e tij në facebook.

Related posts

Mickoski: Datën e zgjedhjeve e përcakton Kushtetuta

D V

Shilegovi në inspektim të aktiviteteve për rikonstruktim të bulevardit “Kërste Misirkov”

Redaksia

Janë vaksinuar 27 persona me aftësi të kufizar nga Enti për rehabilitim

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com