Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Tetovë, 27 shtator – Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e PDSH-së, Sadi Bexheti, thotë se transparenca, llogaridhënia dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë kriteret bazë të punës së tij.

“Sot qëndroj para jush me të vetmin qëllim që ti japim jetë Tetovës, sepse jam i saj, kam lindur dhe jam rritur në Tetovë, e di cdo rrugicë e lagje se me cka ballafaqohet dhe kam zgjidhet e duhura për të dal nga ky kaos. Duke evituar karrierën time profesionale akademike kam zgjedhur këtë rrugë, dua që të realizoj synimin që Tetova duhet të jetë aty ku e ka vendin meritor, duke mos u larguar njerëzit tanë”, theksoi kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti në tubimin për promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash të PDSH-së.

Ai bëri të ditur se fushata e tij si kandidat do të fokusohet tek problemet që ballafaqohet Tetova dhe që ka rënduar tepër jetën e qytetarëve.

“Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë problem kryesor, ne do të bëjmë rikonstruimin e plotë të rrjetit, që është vjetërsuar dhe të sigurojmë furnizim të pandalshëm të ujit. Gasifikimin e qytetit si projekt gjigant. Arsimi si shtyllë kryesore angazhohemi për decentralizim të plotë, duke respektuar vlerat dhe karrierën profesionale, ndërtimin dhe meremetimin e shkollave e [erdheve, duke dyfishuar këto të fundit. Përkujdese dhe zhvillim të bizneseve të mesme dhe të vogla.

Qendra për grumbullimin e produkteve bujqësore, përkujdesje për sigurimin e importit, si dhe hapjen e tregjeve të gjelbërta në disa lokacione”, theksoi Bexheti.

Me vizion të qartë për të kthyer mirëqenien në Tetovë.

Posted by Sadi Bexheti Faqja Zyrtare on Sunday, September 26, 2021

Related posts

Shënohet Dita Evropiane për Luftë Kundër Trafikimit me Njerëz

Z H

Në tregun e patundshmërive 7.777 transaksione dhe 1.759 hipoteka në tremujorin e parë

R Zh

Përdorimi aparateve “Finger Print”, Shehu: Në KSHZ vijon procesi i trajnimeve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More