Bexheti i PDSH-së: Tetova për katër vite do ketë ujë të pijes në të gjitha shtëpitë

Shkup, 14 tetor – Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) për kryetar të komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Sadi Bexheti, në Debat për Nime premtoi që gjatë mandatit të tij katërvjeçar çdo shtëpi në Tetovë do ketë ujë për pije.

 

“Me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, veçanërisht të institutit global për ujë që e ka selinë në Gjenevë, me ndihmën e tyre, do të aplikojmë shumë, kemi bë edhe analiza detale në pjesën qendrore pra që është ujësjellësi i vjetër, edhe pjesa malore e pjesës së malit Sharr kërkon disa bazene sekondare të cilat do të mundësojnë atë pjesën që është në lartësi mbidetare më e lartë se pjesa e poshtme e qytetit. Mendoj që paralelisht duke i punuar këto pjesë, ne do të mundohemi që të bëjmë edhe ndërrimin e pjesës qendrore të qytetit si dhe në pjesën malësore të rregullohen bazenet” ka thënë Bexheti.

Tetova e mbingarkuar me punonjës – A do të zvogëlohet administrata në Tetovë? #DebatPernime

Tetova e mbingarkuar me punonjës – A do të zvogëlohet administrata në Tetovë? #DebatPernime

Posted by Emisioni Jeta në Kosovë on Thursday, October 14, 2021

Ai shtoi se këtë premtim do ta përmbushë gjatë mandatit të tij katërvjeçar si kryetar i komunës së Tetovës.

Kandidatët e partive politike të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Komunës së Tetovës po diskutojnë në Debat Pernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të pranishëm në debat për kryetar të Komunës së Tetovës janë Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, Sadi Bexheti nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Vullnet Murseli nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Poashtu të ftuara në debat janë edhe kandidatet për asamblistë në Këshillin Komunal të Tetovës: Elma Sherifi, Sevim Veseli Berzati dhe Yllzana Berzati nga BESA. Elmedina Abdullahi dhe Merita Saiti nga “Më Mirë për Tetovën”, Mona Sadiki dhe Rudina Aliu nga PDSH si dhe Nesrin Sulejmani Iseni, Nurije Berisha dhe Selda Aliji nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Kandidatët përballë gazetares Jeta Xharra do të diskutojnë për tema të ndryshme në interes të qytetarëve të Tetovëss, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, ujësjellësi, infrastruktura e mbrojtja e ambientit.

Related posts

Ramadani: AUKUS pakti nuk do të ndikojë në marrdhëniet brenda NATOs

Z H

Shilegov: Çdo vit do të ndajmë nga 1 milion euro për subvencione për klima inverterë

Z H

ASH-AAA: Forumi i Prespës, keqpërdorim i institucioneve për promovim partiak të BDI-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More