Shkup, 7 dhjetor – Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti ka kundër reaguar ndaj një statusi të Bekim Qokut nga VLEN.
Bexheti në reagimin e tij shkruan se mbrojtja e gjuhës shqipe nuk është patriotizëm, por obligim kombëtar, duke akuzuar VLEN-in se po zbaton agjendën e partinerit të tyre të madh VMRO-DPMNE-së.
“Të mbrosh të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare nuk është patriotizëm, por është obligim kombëtar!
Të bësh të kundërtën është t’ja kthesh shpinën popullit tënd (ka një terminoligji tjetër por nuk e them se nënkuptohet).
E hoqën Balancuesin se nuk na ishte zgjidhje perfekte, tani edhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk na qenka “perfekt”!? Por çuditërisht të dyja janë në agjendën e partnerit të MADH të tyre! Njëra në programin zgjedhor, tjetra në iniciativën para Gjykatës Kushtetuese!
Ngjajshmëri e rastësishme në të dyja rastet!”.