Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

hkup, 28 korrik – Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir, në eventin “Youth community and Social Life engagement” organizuar nga ZIP Institut. Bexheti ka falënderuar ambasadorin për iniciativën dhe kohën e ndarë për këtë event. 

 

“Sot në eventin “Youth community and Social Life engagement” organizuar nga ZIP Institut, Drejtori z. Agim Selami, Komuna Saraj dhe EU with YOU, kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e Delegacionit Europian në Shkup, shkëlqesinë e tij z. David GEER.

Falënderoj Ambasadorin për iniciativën dhe kohën e ndarë për ketë event shumë të qëlluar, për të ngritur vlerat europiane dhe për të shkëmbyer mendime me rininë e komunës tonë.

“I nderuar Ambasador, e nderuara rini, Komuna e Sarajit ka ndërmarrë aktivitete në ideja të ndryshme dhe tash ka ardhur koha që këto vlera europiane, civilizuese dhe shumë qytetëruese gradualisht të filloni ti bartni, ndërsa ne si komunë këtë qendër rinore në suaza të ligjit ta institucionalizojmë edhe më tepër.

Shumë e rëndësishme për mua dhe për moshatarët e mi është që ju të jeni sa më aktiv dhe të jeni zë kritik për atë që ne nuk mund ta bëjmë në kohë, kështu bashkërisht të kontribuojmë për një vend dhe shoqëri më të mirë.

Dua tju informoj që nga fillimi i mandatit tim, mjetet buxhetore për organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive i kemi siguruar në mirëkuptim me këshillin dhe administratën komunale dhe kemi rritje të këtyre mjeteve për 10.000.000 denarë

Gjithkush ka një fillim në karrierën e tyre, ashtu edhe un aktivitetet politike i kam filluar në moshë 29 vjeçare, kur u zgjodha deputet për herë të parë.

Këtë e them për tju motivuar juve, që secili nga ju të përkushtohet në lëminë e preferuar dhe gjithë së bashku të kontribuojmë në vlerat e përbashkëta europiane.

Është e pamundur që ne si komunë ti mbulojmë të gjitha sferat, prandaj jam shumë mirnjohës dhe me shumë kënaqësi pranova iniciativën për eventin e organizuar.

Jam shumë krenar që kishim mundësinë ti dëgjojmë nga afër përvojat, mendimet dhe idetë e z. GEER dhe përgjigjet e pyetjetve të parashtruara nga rinia e komunës sonë.

 

Related posts

Një punonjës policie me një “Skoda Yeti” goditi një këmbësor dhe e plagosi rëndë

N E

Moraçanin: Rryma elektrike duhet të jetë më e shtrenjtë

D V

Nevzat Bejta në prag të zgjedhjeve lokale fletë turqisht “Ortak misyonumuz istediğim Gostivar için, hayırlı uğurlu olsun” !

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com