Shkup, 31 tetor, Zhurnal.mk – Zhvillimi i infrastrukturës rrugore është dhe do mbetete prioritet kryesore i kryetarit Blerim Bexheti.
Dje kryetari Bexheti vizitoi fshatin Krushopek ku janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e rrugës me numër 2 (te Proi). Ky investim është realizuar nga komuna e Sarajit me bashkëpunim ndërkomunal me Qytetin e Shkupit ku punimet i ka kryer Ndërmarrja e Qytetit Rrugë dhe Rrugica.
Kjo rrugë është 3.500 metra katror gjërësia 7 metra gjatsia 500 metra si dhe vlera totale ështê 5.000.000 denarë , që ju mundëson banorëve lokal një standard më të mirë për të jetuar.
Punimet intensive janë duke u zhvilluar edhe në vendbanime tjera ku do të vazhdohet rekomstruimi i rrugës lokale në Bojanë dhe asfaltim i disa rrugicave në vendbanimin Kondovë.



