Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bexheti për Zhurnal: Komunën e gjeta me mbi 2mln euro borxh, ndërsa tani borxhi është vetëm 70 milion denarë

Shkup, 17 janar, Zhurnal.mk – Borxhet e komunave të cilat janë publikuar në disa media ditëve të fundit duket se nuk janë të sakta si shifra, të paktën për komunën e Sarajit pasiqë e njejta paraqitet në këtë rast se ka borxh mbi 2 milion euro, gjë që nuk është e vërtetë pasiqë si informacion demantohet pikërisht nga vet kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal demanton një lajm të tillë duke thënë se komuna ka shumë më pak borxh se ajo që është lajmëruar në media, shkruan Zhurnal.mk

“Borxhi i komunës së Sarajit është vetëm 70 milion denarë, e jo siç është shkruar në disa media “2mln euro”, kështu thekson kreu i komunës së Sarajit Blerim Bexheti për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, gjë që i bie se komuna ka vetëm 70 milion denarë borxh dhe asgjë më shumë.

Madje sipas informacioneve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal, kreu aktual i komunës Blerim Bexheti e ka gjetur komunën me mbi 2 milion euro borxh, ndërsa brenda mandatit të tij ka arritur që të përgjysmojë borxhin e komunës që tashmë, borxhi është vetëm 70 milion denarë.

Ndërsa mes tjerave nga komuna e Sarajit në prononcimin e tyre për Zhurnal, thonë se kanë rritje dukshëm të madhe të të hyrave në këtë mandat.

Postime të ngjashme

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

B L

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...