Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bexheti: Projekti i Poliklinikës është shumë i rëndësishme për nevojat e komunës së Sarajit

Saraj, 6 mars – Sot në komunën e Sarajit u inspektuan punimet në ndërtimin e poliklinikës, e cila do të ketë veprimtari si mjekësi e përgjithshme, specialist të diagnostikës rentgen dhe laboratori.

Në prani të Ministrit të Shëndetësisë z. Venko Filipce, Zëvendës Ministri z. Ilir Hasani dhe të gjithë të tjerët të pranishëm inspektuam punimet e poliklinikës – projekt shum i rëndësishëm për komunën tonë. Projekti i Poliklinikës është shumë i rëndësishme për nevojat e komunës së Sarajit, ky projekt është rezulltat i bashkëpunimit të mirë në mes komunës së Sarajit edhe Ministris së Shëndetësis si dhe mendojm se me këtë dinamikë për një kohë të shkurtër do të përfundon i gjith ndërtimi dhe qytetarët e komunës së Sarajit do të mund ti kryejn shërbimet shëndetësore.

Falemenderoj Ministrin Shëndetsis Z. Venko Filipce dhe Zëvendës Ministrin z. Ilir Hasani për realizimin e këtij projekti deri në këtë fazë dhe shpresoj që për një kohë të shkurtër të përfundojmë projektin – theksoi kryetari Bexheti.

Janë rreth 45 mijë banorë të 24 vendbanimeve të cilët në këtë moment nuk kanë poliklinikë dhe as ambulancë afër shtëpive të tyre që të mund të sigurojnë shërbime shëndetësore – theksoi Ministri Venko Filipçe.Ndërtimi i poliklinikës është projekt madhështor që përveç Komunës së Sarajit, është edhe në interes të komunave tjera.

Postime të ngjashme

Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

R Zh

Radiologjia prej një muaji pa rezonancë magnetike, pacientët paguajnë 500 te privati

R Zh

Edhe nesër me diell, nga e marta vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

R Zh

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...