Agjencia Zhurnal.mk

Beyonce dhe CEO i Twitterit po dhurojnë gjashtë milionë dollarë për të prekurit nga shëndeti mendor në periudhën e COVID-19

Themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey dhe diva Beyonce janë zotuar se do të dhurojnë gjashtë milionë dollarë në iniciativë për të siguruar mbështetje për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19.

Këngëtarja 38-vjeçare, emri i plotë i së cilës është Beyoncé Giselle Knowles-Carter, njoftoi në faqen e saj të së enjten se organizata e saj BeyGOOD do të sigurojë ndihmë shëndetësore mendore dhe personale, shkruan DailyMail.

Ajo gjithashtu do të ketë partneritet me Aleancën Kombëtare në Sëmundjen Mendore (NAMI) për të ofruar mbështetje në qytetin e saj të lindjes, Houston si dhe në New York, New Orleans dhe Detroit.

Beyonce më parë ka përdorur platformën e saj për të folur rreth asaj se si amerikanët me ngjyrë preken në mënyrë disproporcionale nga pandemia COVID-19 dhe deklarata e saj u diskutua shumë.

“Beyonce njeh ngarkesat e pamasë mendore dhe personale të shëndetit që u vihen punëtorëve thelbësorë gjatë pandemisë COVID-19”, shkruhej në njoftimin e bërë në uebfaqen zyrtate të artistes.

“Në qytetet tona të mëdha, afrikano-amerikanët përbëjnë një numër disproporcional të punëtorëve në këto profesione të domosdoshme, dhe ata do të kenë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor dhe kujdes për shëndetin personal, përfshirë testimin dhe shërbimet mjekësore, furnizimet ushqimore dhe dërgesat e ushqimit, si gjatë dhe pas krizës”, thuhej tutje në njoftim.

Beyonce ka qenë shumë e qëndrueshme në përpjekjen për të ndihmuar ata që preken nga pandemia e coronavirusit në çfarëdo mënyre që mundet.

Gjatë fundjavës ajo mbajti një fjalim pasionant për mënyrën sesi COVID-19 ka prekur rëndë “komunitetet afrikano-amerikane gjatë shfaqjes së saj në koncertin e ‘One World: Together at Home’ të shtunën”.

“Ky virus po vret njerëz me ngjyrë me një ritëm alarmant të lartë këtu në Amerikë”, tha këngëtarja. “Ata me kushte ekzistuese janë në një rrezik edhe më të lartë”, shtoi ajo.

Sipas Beyonces, një raport i fundit nga qyteti i saj i lindjes në Houston, Texas zbuloi se 57 përqind e vdekjeve të COVID-19 brenda kufijve të qytetit të Houston kanë qenë me origjinë Afrikano-Amerikane.

“Ju lutemi mbroni veten. Ne jemi një familje dhe kemi nevojë për ju. Ne kemi nevojë për zërat tuaj, aftësitë tuaja dhe forcën tuaj në të gjithë këtë”, nxiti interpretuejsa e hitit “Halo”. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...