Beyonce është me Harris, dhuron miliona për fushatën e saj presidenciale

nga D V

Diva amerikane Beyoncé ka dalë haptazi se është me Kamala Harris në zgjedhjet e saj presidenciale përballë Donald Trump që do të mbahen në muajin nëntor.

Këtë gjë, këngëtarja dhe biznesmenia e tregoi duke dhuruar 4 milionë dollarë në mbështetje të fushatës së zv.presidentes në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ndanë në rrjetet sociale edhe Beyonce, por edhe kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave, Beyonce do të dhurojë më shumë para për fushatën, nëse është e nevojshme, dhe madje do të organizojë një event për mbledhje fondesh për Kamala Harris.

Njerëz pranë saj bëjnë me dije se ajo u detyrua të “zbriste në fushë” dhe të angazhohej personalisht në fushatë, pasi dikush i tregoi “Project 2025”, agjendën ekstremiste të shkruar nga një konservator për presidencën e dytë të Trump.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More