Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

BFI: Delegacioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Tetovës

Tetovë, 7 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai udhëhoqi delegacionin e Bashkësië Fetare Islame të përbërë nga udhëheqësit e sektorëve të Rijasetit të BFI, profesorëve të Fakultetit të Shkencave Islame dhe Medresesë Isa Beu, të cilët kanë vendosur që xhumaja e fundit e këtij të bekuar Ramazani ti kushtohet Myftinisë së Tetovës dhe në nder të xhematit tetovar.

Fillimisht delegacioni u mirëprit në Myftininë e Tetovës nga Myftiu Dr. Qani ef. Nesimi, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve. Më pas të gjithë anëtarët e delegacionit u njoftuan me programin e planifikuar paraprakisht, e më pas u shpërndanë në të gjitha xhamitë që gravitojnë në Myftininë e Tetovës, ku mbajtën ligjerata fetare dhe udhëhoqën xhematet në faljen e Namazit të Xhumasë.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Dr. Qani ef. Nesimi vizituan bashkërisht Eski Xhaminë, një nga xhamitë më të bukura të qytetit të Tetovës.

Fillimisht para xhematit të pranishëm foli Myftiu i Tetovës, i cili në emrin e kësaj Myftinie i dëshiroi mirëseardhje Kryetarit të BFI dhe e falënderoi në emër të xhematit për këtë vizitë mjaft domethënëse në këtë muaj të shjenjtë të Ramazanit.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai gjithashtu para xhematit të Tetovës mbajti një fjalim ku foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit, muajit në të cilin ka zbritur Kurani Fisnik. Ai më pas falënderoi Myftininë e Tetovës me në Krye Myftiun e nderuar dhe çmoi lartë besimin dhe imanin e paluhatur që kanë besimtarët e këtij qyteti, të cilët gjithmonë reflektojnë fuqishëm në mbrojtjen e Islamit dhe kulturës të cilën na e kanë lënë amanet të parët tanë. Falë kontributeve dhe dedikimit të vazhdueshëm të besimtarëve tanë, imanit të tyre të fuqishëm, Islami në këto troje ka mbijetuar dhe inshallah do të jetojë deri në ditën e Kijametit, edhe përkundër faktit që është shumë larg nga qendra e burimit. “Sot jemi në një nga Myftinitë më të mëdha të BFI, për të shprehur falënderimet tona dhe mirënjohjen tonë ndaj besimtarëve, të cilët gjithnjë kanë mbështetur dhe përkrahur institucionet edukativo Arsimore të Bashkësisë Fetare Islame dhe më gjerë. Falënderuar kontributit, zemërgjerësisë, bujarisë, vetëdijes dhe imanit të palëkundur të besimtarëve të këtij nënqielli, Bashkësia Fetare Islame është në këtë nivel, si një nga Bashkësitë më të fuqishme në vend, ku gjitha arritjet si në prona të palëklundura ashtu edhe në personel, i ka realizuar falë mbështetjes të paluhatur të besimtarëve të saj, të cilët gjithmonë kanë reflektuar fuqishëm në mbrojtjen fjalës së Allahut Fuqiplotë. Të gjitha këto, janë një shtytës i fuqishëm, një motivacion shtesë për çdo nënpunës të Bashkësisë Fetare Islame, që të jenë gjithmonë në shërbim të vazhdueshëm të besimtarëve muslimanë të këtij nënqielli por edhe më gjerë.

Pas ligjeratës, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai udhëhoqi xhematin e Xhamisë Eski në faljen e Namazit të Xhumasë.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...