BFI me apel për zgjedhje të qeta, të lira e demokratike

Apel nga Bashkësia Fetare Islame për zgjedhjet lokale 2021

Të nderuar besimtarë, shtetas me të drejtë vote

Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë obligim ndaj elektoratit të RMV, ndaj imazhit të shtetit tonë, ndaj miqve tanë dhe ndaj ndërtimit të ardhmënisë së vendit tonë. Andaj Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bën thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme.

Të Dielën më 17 Tetor 2021, e kemi për obligim që nëpërmjet votës dhe sjelljes tonë të japim kontributin në ngritjen e nivelit demokratik dhe në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat janë parakusht për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.

Bashkësia Fetare Islame e RMV, si institucion i kultivimit të vlerave fetare ka për obligim të inspiron anëtarësinë – elektoratin që nëpërmjet votës së lirë ta shpreh vullnetin e vetë dhe vetë të vendosë mbi ardhmërinë e vet e të vendbanimit të tyre për periudhën e ardhshme katër vjeçare.

Zgjedhjet dhe vota është e drejtë qytetare e çdo individi nëpërmjet të cilës shpreh vullnetin e vet çdo njëri. Andaj ju ftojmë, të gjithë besimtarët dhe nëpunësit fetarë, që pjesëmarrja e juan në procesin zgjedhor të jetë e qetë dhe e ndershme e në mënyrë masive ta shfrytëzoni këtë të drejtë nëpërmjet të cilës do ta shprehni vullnetin tuaj, sepse në fund të fundit, vota nuk është vetëm shprehje e vullnetit tuaj, por edhe e fuqisë tuaj.

Reisul Ulema i BFI të RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Related posts

Shkupi shënon 58 vite nga tërmeti katastrofal

D V

Shilegov: Për dhjetë ditë rindërtuam Bulevardin “Krste Misirkov”

Lea Muslija

Nuk respektoi protokollet anti-Kovid, mbyllet një lokal në Shkup

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More