Maqedoni

Biber: Regresi akoma nuk është pjesë e fjalorit të Komisionit Evropian

Zhurnal Ads

Shkup, 16 tetor – Raportet e Komisionit evropian për përparimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në eurointegrime nuk japin pasqyrë të qartë për rajonin dhe nuk tregojnë rënie të demokracisë dhe sundimit të së drejtës, konsideron profesori i Universitetit në Grac dhe koordinues i Grupit këshilldhënës për politikë evropiane të Ballkanit, Florian Biber.

Biber në një tekst autorial të publikuar në “EU Observer”, thotë se sa i përket sundimit të së drejtës, raportet tregojnë qartë se është arritur përparim më i vogël në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bërë lidere në përparimin e përgjithshëm.

“Megjithatë, raportet nuk notojnë saktë regresin në disa vende, përfshirë edhe Serbinë dhe Shqipërinë, gjatë pandemisë, por edhe më parë. Duket sikur regresi apo kthimi prapa akoma nuk është pjesë e fjalorit të Komisionit”, shton Biber.

Madje edhe atje ku është cekur ndonjë problem, konsideron ai. medikamenti juridik është i paqartë dhe i butë.

Biber vlerëson se Komisioni evropian në raportet e këtij viti arriti t’i shfaqë problemet në rajon më mirë se sa në raportet e kaluara, por se megjithatë nuk arrin ta tregojë saktësisht rënien e demokracisë dhe sundimit të së drejtës në shumë pjesë të rajonit, pa analizuar shumë se si të veprohet më tej.

“Në fund, raportet janë PR katastrofë për BE-në në Ballkanin Perëndimor. Ato e mjegullojnë pasqyrën duke dhënë tepër shumë hollësi dhe tejet pak qartësi. Me raporte të këtilla, mund të pritet për shumë vite të shtypen mijëra faqe letër virtuale për zgjerimin drejt Ballkanin Perëndimor”, konsideron Biber.

Ai thekson se integrimi evropian është në nivel të ulët në agjendën e shumë vendeve të rajonit, ndërsa publikimi i raportit për përparimin e eurointegrimeve, ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendet e prekura, u bë “jo-ngjarje”, e cila përveç në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, mori vëmendje të “mekur” në shtetet e tjera të rajonit.

Kjo i referohet vetëm interesit të ulur për zgjerimin, por edhe vetë raportimit për atë, vlerëson Biber.

Edhe përkundër asaj që raportet për këtë vit janë voluminozë dhe i përfshijnë ngjarjet më të rëndësishme, Biber konsideron se ato nuk japin pasqyrë të saktë për atë se si Komisioni evropian e sheh rajonin.

Biber vlerëson se raportet nuk e tregojnë plotësisht metodologjinë e re, sipas së cilës përparimi do të lidhej me përfitime konkrete, ndërsa mungesa e përparimit apo regresi do të kishin pasoja.

“Interpretimi i pasqyrës së plotë i është lënë komisarit Oliver Varheji, i cili ka lidhje të afërta me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, Kjo është mundësi e lëshuar që të riformulohet raporti për të qenë më i qartë, e jo vetëm më gjithpërfshirës. Pakënaqësia e Komisionit evropian nga qeveritë në rajon, megjithatë, është më e qartë se sa që ishte më parë”, konsideron Orban.

Sipas tij, raportet vjetore të Komisionit evropian duhet të adaptohen ndaj thelbit të metodologjisë së re, qëllimi i së cilës është që procesi të bëhet gjithnjë e më politik.

“Kjo do të thotë definim i prioriteteve, potencim i shkaqeve për mangësi dhe probleme dhe dhënie e propozimeve konkrete për hapa të mëtutjeshëm në procesin e inkuadrimit”, thekson Biber në tekst, duke shtuar se raportet, të cilët janë “instrumenti më gjithpërfshirës i BE-së për vlerësim politik të vendeve kandidate”, nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm.

Postime të ngjashme

408 raste të reja, 4 të vdekur dhe 280 të shëruar

admin

Xhaferi takim me ambasadoren suedeze: Për shkak virusit, Kuvendi po mendon alternativë tjetër të punës

XH,I

Kryeministri Zaev dhe bordi Maqedonia 2025: Fokus drejt krijimit të politikave afatgjate për zhvillim ekonomik

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...