Në datën 30.12.2020 në orën 15.20 është denoncuar se në udhëkryqin nga rr. “Pajko Maallo” dhe rruga shërbyese, e cila çon kah Biblioteka kombëtare universitare në Shkup, automjeti i udhëtimit “Daevu Llanos”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga Zh.Gj.(52) nga Shkupi, ka goditur biçikletën e drejtuar nga M.J. (60) nga Shkupi, informon MPB.
Në aksident biçiklisti ka marrë lëndime të rrënda trupore, të konstatuara në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh.Naum Ohridski”.
Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.