Biden: Aleatët e NATO-s “më të fortë se kurrë më parë”

nga Xh M

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se aleatët e NATO-s janë “më të fortë se kurrë më parë”, raporton Anadolu.

“Për 75 vite, kombet tona janë zhvilluar dhe kanë përparuar pas mburojës së NATO-s. Sot, ne jemi më të fortë se kurrë më parë”, u tha presidenti Biden gazetarëve, i cili është nikoqir i samitit tre-ditor të aleancës në Washington.

Megjithatë, ai foli me maturi, duke theksuar se Rusia ka vendosur një “bazë lufte në lidhje me prodhimin e mbrojtjes” dhe ka rritur ndjeshëm prodhimin e saj vendor të armëve, municioneve dhe automjeteve me “ndihmën e Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit.

“Ne nuk mund të lejojmë që aleanca të mbetet mbrapa. Jam shumë i kënaqur që sot të gjithë anëtarët e NATO-s po bëjnë zotimin për të zgjeruar bazën tonë industriale dhe kapacitetin tonë industrial, si angazhim i yni për shpenzimet e mbrojtjes. Ky është një hap kritik për ruajtjen e sigurisë. Hera e parë që çdo vend i NATO-s është duke u zotuar të zhvillojë plane për prodhimin e brendshëm të mbrojtjes”, tha Biden.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, nga ana e tij, po ashtu përshëndeti shpenzimet e mbrojtjes të aleatëve dhe tha se aleanca do të përforcojë partneritetin e saj Indo-Paqësor me Australinë, Japoninë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut për “nxitjen kundër shtrirjes në rritje të Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut”.

Ky është takimi i parë i krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s gjatë samitit. Stoltenberg pritet të informojë gazetarët mbi ngjarjet e ditës para se liderët dhe bashkëshortët e tyre të drejtohen në Shtëpinë e Bardhë për një darkë sociale të organizuar nga presidenti Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden.

Ministrat e mbrojtjes dhe ministrat e jashtëm të vendeve aleate do të priten në darka të ndara nga homologët e tyre amerikanë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More