Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden: Çdo amerikan i papunë të cilit i ofrohet një punë duhet ta pranojë atë ose rrezikon të humbasë asistencën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u hodh në mbrojtje të hënën ndaj kritikëve që thonë se përfitimet e zgjeruara të papunësisë të parashikuara në projekt-ligjin për masat lehtësuese nga COVID-19 të miratuara në mars po i frenojnë amerikanët të mbushin vendet e reja të punës.

Biden tha se administrata do t’u kujtojë shteteve këtë javë se çdo amerikan i papunë të cilit i ofrohet një punë e përshtatshme duhet ta pranojë atë ose rrezikon të humbasë asistencën e papunësisë.

Ai po udhëzon gjithashtu Departamentin e Punës të punojë me shtetet për të rikthyer detyrimin që ata që marrin përfitime papunësie duhet ta provojnë se po kërkojnë punë në mënyrë aktive.

“Nëse po merrni asistencë papunësie dhe ju ofrohet një punë e përshtatshme, nuk mund ta refuzoni atë punë dhe thjesht të vazhdoni të merrni përfitime të papunësisë”, tha Biden.

Ligjvënësit republikanë fajësuan për shifrat e dobëta të punësimit javën e kaluar vendimin e presidentit demokrat për të ofruar përfitime të zgjeruara të papunësisë deri në gusht.

Disa guvernatorë republikanë kanë anuluar përfitimet e zgjeruara, duke i përdorur fondet shtesë për qëllime të tjera./voa

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...