Biden dhe Macron do të diskutojnë për “marrëveshjen e dështuar të nëndetëseve”

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden do të flasin në telefon në ditët e ardhshme, kanë thënë zyrtarët francezë, pas një përplasje të papritur midis Francës dhe SHBA-së, Britanisë dhe Australisë mbi një marrëveshje të dështuar të nëndetëseve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy udhëheqësit do të flasin me telefon sipas kërkesës së Biden, tha Pallati Elysee të dielën. Ende nuk është caktuar një datë.

Franca i është përgjigjur me zemërim njoftimit të së mërkurës për aleancën AUKUS midis Britanisë, SHBA dhe Australisë, e cila do të shohë Canberra të marrë nëndetëse me energji bërthamore nga SHBA në 18 muajt e ardhshëm.

Kjo do të thotë gjithashtu që një marrëveshje prej 56 miliardë eurosh (66 miliardë dollarë) për Australinë për të blerë nëndetëset franceze do të anulohet.

Franca akuzoi aleatët e saj për një shkelje të papranueshme të “besimit” dhe tërhoqi ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi lidhur me marrëveshjen e anuluar.

Related posts

Dënohet me 22 vjet e gjashtë muaj burgim vrasësi i George Floyd

Redaksia

OKB: 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në Mianmar

Redaksia

Merret vendimi, dy baza ushtarake në Spanjë do të strehojnë refugjatë afganë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More