Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden: Do të blejmë më shumë vaksina nga Pfizer dhe Moderna

Menaxhimi i pandemisë ishte një premtimet kryesore të Presidentit Joe Biden i cili në 100 ditët e para të administratës ka kërkuar që të gjithë mbajnë maska e po ashtu është zotuar se brenda kësaj kohë do të arrijë 100 milionë vaksinime.

Tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden shprehet se  administrata e tij do të blejë 200 milion më shumë vaksina për të frenuar pandeminë.

“Pas një rishikimi të planit aktual të furnizimit dhe prodhimit të vaksinave, unë mund të njoftoj se ne do të rrisim shpërndarjet e përgjithshme javore të vaksinimit në shtete, fise dhe territore. Por unë gjithashtu dua të jem i qartë, 100 milion vaksina në 100 ditë nuk është pika përfundimtare, është vetëm fillimi. Qëllimi përfundimtar është të mposhtim COVID-19. Dhe ne besojmë se së shpejti do të jemi në gjendje të konfirmojmë blerjen e dozave shtesë për secilën prej dy vaksinave të autorizuara, Pfizer dhe Moderna çfarë do të thotë  100 milion doza më shumë të Pfizer dhe 100 milion doza të Moderna, 200 milion doza më shumë sesa kishte siguruar qeveria federale më parë,” – u shpreh presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Administrata Biden synon te rrisë dozat e përgjithshme të vaksinave në 600 milion, dhe dorëzimi pritet nga  muajt e verës, transmeton euronews.albania.

Çdo vaksinë kërkon dy doza për person për të qenë plotësisht efektive, duke sugjeruar që blerjet e reja do të mbulonin shumicën e 331 milionë banorëve, por presidenti edhe njëherë kërkoi që duhet edhe më shumë kujdes duke këshilluar mbajtjen e maskave pasi mund të shpëtohen më shumë jetë.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...