Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Siç njoftojnë mediat serbe, në letrën e tij presidenti amerikan, duke uruar presidentin Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë.

Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes  Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për urimin për Ditën e shtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, që janë kryesisht protokollare, një mesazh i llojit të tillë u dërgua për herë të parë, në të cilin apostrofohet se zgjidhja e çështjes së Kosovës me njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi.

15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.

Postime të ngjashme

Aksidenti me autobus: 26 persona lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë trajtimin

D V

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

D V

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

D V

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të vijnë në Kosovë, një pjesë e tyre nga Kroacia duan të kthehen në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...