Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Biden i shkruan Zaevit: Kemi sfida globale, pres bashkëpunim intensiv për çështje në interes të dy vendeve

Uashington/Shkup, 26 dhjetor – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori një letër falënderimi nga Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, informojnë nga Qeveria.

Letra e falënderimit vjen pas urimeve që kreu i ekzekutivit maqedonas i kishte dërguar presidentit të zgjedhur Biden, me rastin e fitores së zgjedhjeve në SHBA, transmeton Alsat.

Presidenti i zgjedhur Joseph Biden, në emër të tij dhe në emër të zëvendës Presidentes Camilla Harris, falënderoi për urimet dhe theksoi se ai po merrte detyrën përballë sfidave jashtëzakonisht serioze globale – nga koronavirusi te ndryshimi i klimës – që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe për të cilat është e domosdoshme bashkëpunimi ndërkombëtar.

Në letër, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden shkruan se pret bashkëpunim intensiv me kryeministrit Zaev për këto dhe çështje të tjera me interes për të dy vendet dhe dy popujt.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...