Bota

Biden iu drejtohet të gjithëve që punuan për vaksinën Pfizer: Faleminderit që na dhatë një arsye për shpresë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka mirëpritur “lajmin e shkëlqyeshëm” se një vaksinë kundër COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ishte 90 për qind efektive, sipas analizës paraprake.

“Unë i përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyer që ndihmuan në krijimin e këtij përparimi dhe për të na dhënë një arsye për shpresë”, shkruan në deklaratën e demokratit.

Gjithashtu pohoi se kjo nuk do të thotë se i ka ardhur fundi pandemisë pasi jemi edhe disa muaj larg saj.

“Në të njëjtën kohë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se fundi i betejës kundër COVID-19 është akoma me muaj larg,” shtoi ai.

Biden, ndërkohë, theksoi rëndësinë e vazhdueshme të vesndosjes së maskave në fytyrë, distancës sociale dhe zbatimin e masave të tjera.

Ndryshe, Biden tashmë ka krijuar task forcën për luftimin e pandemisë, ku përfshihen shkencëtarë dhje mjek, por në këtë listë nuk gjendet, Anthony Fauci, infektologu kryesor i SHBA-së.

Postime të ngjashme

Pompeo: 6 media kineze në Amerikë do të përcaktohen si “misione të huaja”

admin

Kryediplomati saudit thotë se marrëdhëniet me Turqinë janë “të mira dhe miqësore”

T E

Bashkëpunimi i gjelbër, rruga efikase për të përballuar sfidën e ngrohjes globale

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...