Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden: Kina kërkon dominimin e botës, kjo nuk do të ndodhë para syve të mi

Presidenti i SHBA, Joe Biden theksoi se ”Kina po përpiqet të bëhet vendi më i fuqishëm në botë, por kjo gjë nuk do të ndodhë nën kontrollin tim”.

”Unë e njoh presidentin kinez Xi Jinping prej një kohë të gjatë, ai është një burrë i zgjuar dhe ne biseduam për dy orë dhe ia bëra të qartë se ne nuk duam një luftë, por një garë, një garë të ndershme”, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden para gazetarëve.

“Unë shoh një konkurrencë të ashpër me Kinën”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh kryesisht të dominuara nga shqetësimet e brendshme, por gjithashtu duke prekur pikat e nxehta të politikës së jashtme.

“Kina ka një qëllim të përgjithshëm… të bëhet vendi kryesor në botë, vendi më i pasur në botë dhe vendi më i fuqishëm në botë. Kjo nuk do të ndodhë para syve të mi”, tha ai.

Nën administratën e mëparshme të Donald Trump, lidhjet midis Kinës dhe SHBA arritën nivelin më të ulët që kur marrëdhëniet diplomatike u vendosën në 1979.

Ndërsa Pekini u përpoq të rivendoste lidhjet, Biden tha se kishte ndërmend të bënte presion ndaj presidentit Xi Jinping për një numër çështjesh, përfshirë politikat agresive ndaj Tajvanit dhe zgjerimin e saj ushtarak në rajonin Indo-Paqësorit. /atsh

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...