Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden kritika Trump: S’duhet t’i kishte thënë amerikanëve të mos kenë frikë nga Covid-19

Kandidati demokrat Joe Biden kritikoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump sipas tij për minimizimin e ashpërsisë së koronavirusit, duke deklaruar se ka “shumë për t’u shqetësuar”.

Biden u shpreh se Trump duhet të kishte marrë “mësimin e duhur” rreth maskave dhe distancimit social dhe jo t’u thoshte amerikanëve që “të mos kishin frikë nga COVID-19”.

Biden tha se ndihet “i lumtur” që presidenti po e merrte veten, por shtoi se “shpresoja që presidenti, pasi kishte kaluar atë që kaloi…do t’i komunikonte mësimin e duhur popullit amerikan.

Maskat kanë rëndësi. E vetmja gjë që dëgjova ishte një nga postimet që thoshte mos u shqetësoni aq shumë për të gjithë këtë. Ka shumë për t’u shqetësuar” tha ai.

Trump doli nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të hënën në mbrëmje. Para se të largohej nga spitali, presidenti u tha amerikanëve që të mos kishin frikë nga sëmundja dhe se do të kthehej në takimet fushatës “së shpejti”.

Postime të ngjashme

15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por tani janë zhdukur

T E

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

T E

Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

T E

Von der Layen do të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja

T E

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër Covid-19

T E

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...