Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden mban premtimin, SHBA qëndron në OBSH

Amerika konfirmon qëndrimin e saj në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Shefi i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus e mirëpriti njoftimin, i cili vjen pas konfirmimit muajin e kaluar se Uashingtoni nën Presidentin Joe Biden nuk do të largohet nga OBSH-ja.

“Që nga dita e parë në Shtëpinë e Bardhë do të kthehemi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për klimën”, Kishte deklaruar më herët Biden.

Vijueshmëria në të u konfirmua gjatë një konference online të një pushtetari amerikan që konfirmoi se vendi do të marrë pjesë në një program për të shtuar testimet, diagnostikimet dhe vaksinat kundër koronavirusit, ndërkohë që u bashkohet përpjekjeve globale për t’iu përgjigjur pandemisë.

Kujtojmë se më 15 prill, ish-presidenti Donald Trump zyrtarizoi “divorcin” e administratës së tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Trump pezulloi kontributin e SHBA-së ndaj organizatës ndërkombëtare, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Shtetet e Bashkuara kanë qenë nga viti 1948 kontributori i parë i OBSH-së, me fonde që shkojnë deri në 500 milionë dollarë në vit.

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...