Biden merr dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, televizionet e transmetojnë live

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joje Biden, ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, e vaksinimi është transmetuar live në televizion me qëllim që të inkurajon qytetarët të marrin dozën e tretë.

 

Në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar është miratuar për përdorim doza e tretë e vaksinës së prodhuesit Pfizer – dhe atë për persona mbi 65-vjeç dhe ata që janë më të ekspozuar ndaj virusit, transmeton Telegrafi.

“E di që askush nuk do ta thotë, por unë i kam më shumë se 65 vjet”, tha me një dozë humori gjatë vaksinimit presidenti amerikan që i ka 78 vjet.

Dozën e parë e kishte marrë më 21 dhjetor, të dytën më 11 janar që u transmetua gjithashtu në televizion live – duke i bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Autoritetet shëndetësore në SHBA kanë miratuar dozën e tretë për tri kategori të qytetarëve – ata mbi 65 vjet, ata mes 18 dhe 64 me rrezik të lartë të zhvillimit të simptomave të rënda dhe personat që për shkak të natyrës së punës janë më të ekspozuar ndaj COVID-19.

Rreth 60 milionë amerikanë kanë të drejtë të marrin dozën e tretë gjashtë muaj pas dozës së dytë. 

Related posts

Izraeli i bën thirrje OKB-së ta mbajë përgjegjës Iranin

D V

Koreja e Veriut refuzon kërkesën e SHBA-së për takim zyrtar

Redaksia

Jeff Bezos realizon ëndrrën e fëmijërisë, bashkë me vëllain e tij do të udhëtojnë në hapësirë në korrik

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More