Biden në Britani dhe Evropë, në udhëtimin e parë jashtë vendit si president

Presidenti Joe Biden po shkon në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke dërguar një sinjal se administrata e tij vlerëson marrëdhëniet e ngushta transtlantike ndërsa përballet me sfida si kapërcimi i pandemisë COVID-19, ndryshimet e klimës dhe kërcënimet nga Kina dhe Rusia.

 

Të hënën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku ai tha se Presidenti Joe Biden do të mirëpritet në Evropë.

“Asnjë fuqi tjetër e madhe nuk ka aq shumë miq dhe aleatë sa Shtetet e Bashkuara në NATO. Kështu që pres me padurim të takohem me Presidentin Biden në Bruksel”, tha zoti Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Biden synon të bashkëpunojë ngushtë me aleatët demokratikë të Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë për të përballuar sfida si kërcënimet dhe konkurrenca e padrejtë nga Rusia dhe Kina.

“Në takimin e nivelit të lartë SHBA-BE, presidenti dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të përqendrohen në përafrimin e qasjeve tona ndaj tregtisë dhe teknologjisë në mënyrë që të jenë vendet demokratike dhe jo të tjerë si Kina ose autokracitë e tjera, të formulojnë rregullat për tregtinë dhe teknologjinë për shekulli e 21-të”, tha Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Por eksperti i politikës së jashtme Brian Katulis thotë se në lidhje me Kinën, interesat e Amerikës mund të mos përputhen me ato të aleatëve të saj evropianë.

“Vendet e tjera, shohin ngritjen e Kinës dhe rritjen e saj në ekonomi, teknologjinë dhe atë që ajo ofruon, dhe kërkojnë mënyra për të ruajtur lidhjet me Shtetet e Bashkuara por edhe për të ndërtuar lidhje me Kinën. Pra, vendet si Gjermania mendoj se në një farë mase, nuk do të jenë tërësisht në një linjë me Shtetet e Bashkuara”.

Zoti Katulis thotë se zoti Biden do të përpiqet të nxjerrë në pah vlerat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, që Rusia dhe Kina nuk i kanë.

“Ky është udhëtimi i tij i parë si president i SHBA-së, dhe unë mendoj se shkuarja në qendrën tjetër të një demokracie globale, në Evropë, është një temë kryesore dhe takimet shumëpalëshe janë të rëndësishme. Por përveç kësaj, disa nga takimet kryesore dypalëshe mendoj se do të jenë ato me kryeministrin britanik Boris Johnson, si dhe udhëheqësin turk (Rexhep Tajip) Erdogan. “

Bisedimet e para të zotit Biden do të jenë me Kryeministrin Britanik Boris Johnson, që organizon takimin e G-7-ës. Më pas ai shkon në Bruksel për takimet e BE-së dhe NATO-s, dhe zhvillon bisedime javën e ardhshme në Gjenevë me Presidentin rus Vladimir Putin. Ai ka premtuar të bëjë presion si ndaj Kinës ashtu edhe ndaj Rusisë për abuzimet e të drejtave të njeriut. Mark Simakovsky është me Këshillin e Atlantikut.

“(Presidenti Joe) Biden dhe administrata duan të tregojnë se Amerika i është rikthyer angazhimeve dhe se mund të punojmë së bashku për të përballuar disa prej sfidave më të rëndësishme globale, si ndryshimi i klimës, përgjigja ndaj COVID-it, dhe konkurrenca e fuqive të tjera të mëdha si Rusia dhe Kina. Kështu që kjo administratë, mendoj se e di se ka nevojë për aleatë”, thotë ai.

Zoti Simakovsky dhe ekspertë të tjerë thonë se SHBA tani po hyn në një fazë të re të COVID-19-ës, duke ndihmuar pjesën tjetër të botës që të dalë nga pandemia vdekjeprurëse duke dërguar vaksina që shpëtojnë jetë./VOA

Related posts

Tërmet në Kroaci

D V

Afganët e bëjnë gjyqin me pleqnarë, ja si vendosën për një therje

D V

Talibanët thonë se kanë eliminuar një celulë të IS-it

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More