Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden në fjalimin e Ditës së Falënderimeve: Jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “sezonit të zymtë të ndarjes”, pasi vendi përballet me një dimër të gjatë dhe të vështirë me Covid-19.

Në një fjalim për festën e njohur Dita e Falënderimeve, ai tha se amerikanët ishin në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin, përcjellë Klan Kosova.

SHBA pa më shumë se 1.2 milion raste javën e kaluar, me 2,200 vdekje të martën – numri më i lartë që nga fundi i majit.

Ndërkohë, Presidenti në largim, Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve të punojnë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Duke folur përmes telefonit nga Shtëpia e Bardhë për një ngjarje të organizuar nga ligjvënësit e shtetit republikan në Pensilvani, Trump përsëriti pretendime të pabazuara në lidhje me mashtrimet e përhapura elektorale.

“Ne duhet t’i kthejmë zgjedhjet,” tha ai, duke shtuar se ato ishin “të manipuluara”.

Trump pritej të merrte pjesë në këtë ngjarje personalisht, por udhëtimi u anulua pasi dy bashkëpunëtorë të avokatit të tij Rudy Giuliani dolën pozitivë për virusin. Giuliani mori pjesë personalisht.

Biden fitoi zgjedhjet me një fitore të rehatshme në votat e kolegjit elektoral dhe kalimi në presidencën e tij tashmë është në proces.

Përpjekjet e Trump për të sfiduar rezultatet në shtetet kryesore në gjykata deri më tani kanë dështuar.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...