Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden paralajmëron: 200 mijë amerikanë mund të vdesin para se një vaksinë të jetë gjerësisht e disponueshme

Presidenti i zgjedhur Joe Biden paralajmëroi të hënën për një “dimër shumë të errët”, duke thënë se 200,000 amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 përpara se një vaksinë e sigurt dhe efektive të jetë gjerësisht e disponueshme në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Biden dha një vështrim më të mirë rreth asaj se si ai do ta drejtojë vendin përmes krizës shëndetësore, duke përshkruar kornizën e përgjigjes së tij pandemike pasi u informua nga bordi i tij i sapo-formuar këshillues i coronavirusit.

Duke pranuar lajmin pozitiv se një vaksinë nga Pfizer mund të jetë 90% efektive në parandalimin e virusit, Biden tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk do të kenë një vaksinë për disa muaj.

Në ndërkohë, ai përballet me detyrën e jashtëzakonshme të vënies së virusit nën kontroll.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara tejkaluan 10 milionë rastet totale me COVID-19 të hënën dhe shkalla e infeksionit, shtrimet në spital dhe vdekjet e vendit po rriten.

Në këtë drejtim Biden iu lut njerëzve të vishnin maska për fytyrën dhe t’i përmbaheshin udhëzimeve të distancës shoqërore duke shtuar se “ne mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë nëse të gjithë thjesht do të vishnin një maskë për disa muajt e ardhshëm”.

Postime të ngjashme

“Do të pendohen si asnjëherë më parë”- Vladimir Putin paralajmëron reagime kundër provokimeve të huaja

S.B.

Afganistan, 5 të plagosur në një sulm me bombë

S.B.

Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë padinë kundër Japonisë

S.B.

Danimarka ia jep hua 55,000 vaksina AstraZeneca shtetit fqinj gjerman

S.B.

Drejtësia autorizon ratifikimin e planit evropian të rimëkëmbjes

S.B.

Turqia, Rumania dhe Polonia do të takohen për bisedime vjetore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...