Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden: Pasoja shkatërruese, nëse nuk nënshkruhet paketa stimuluese

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden paralajmëroi sot për pasojat shkatërruese për miliona amerikanë, nëse presidenti aktual Donald Trump nuk nënshkruan, siç ka kërcënuar, paketën e gjerë të stimulit ekonomik të miratuar nga Kongresi.

“Kjo heqje dorë nga përgjegjësitë ka pasoja shkatërruese”, tha ai, duke iu referuar veçanërisht skadimit sot të përfitimeve të papunësisë për 10 milionë persona dhe përfundimit të financimit aktual të shërbimeve shtetërore më 28 dhjetor.

Pas muajsh negociata, parlamentarët e SHBA-së miratuan të enjten një plan mbështetjeje për ekonominë prej rreth 900 miliardë dollarësh, por Trump e refuzoi atë duke kërkuar, ndër të tjera, një rritje të ndihmës së drejtpërdrejtë për familjet.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...