Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden pritet të ndryshojë shumë nga politikat e Trumpit për imigracionin

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të ndryshojë shumë nga politikat e rëndësishme të Presidentit Donald Trump për imigracionin, pasi ai të marrë detyrën vitin e ardhshëm.

Megjithëse gjetja e zgjidhjes për disa politika të imigracionit ka të ngjarë të marrë kohë, zoti Biden është zotuar të ndryshojë kufizimet për punonjësit e përkohshëm, të lehtësojë kufizimet e vizave për studentët e huaj, të ndalojë ndërtimin e murit me Meksikën dhe të mbyllë qendrat private të ndalimit të imigrantëv

Siç ka raportuar Zëri i Amerikës kohët e fundit, zoti Biden pritet t’i japë përparësi rikthimit të programit DACA – program i periudhës së Presidentit Obama që mbron nga deportimi imigrantët pa dokumente të sjellë në Shtetet e Bashkuara në moshë të mitur. Po ashtu pritet edhe shfuqizimi i kufizimeve të udhëtimit nga 13 vende si dhe pezullimi 100 ditor i deportimeve ndërsa administrata e tij lëshon udhëzime të reja.

Kur flitet për punonjësit e përkohshëm dhe studentët e huaj, të cilët lejohen të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara në kushte të caktuara në bazë të vizave H-1B dhe F-1, ekspertët shprehin besimin se presidenti i ri do të anulojë disa nga kufizimet e zbatuara gjatë katër viteve të fundit.

Sarah Pierce, analiste pranë Institutit të Politikave të Migracionit, një organizatë jopartiake në Uashington që hulumton politikat e imigracionit, vuri në dukje se çështjet e imigracionit mund të mos jenë në krye të listës së zotit Biden, ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë dëme ekonomike.

“Shumë çështje të imigracionit të ligjshëm mund të trajtohen më ngadalë për faktin se ka kaq shumë për të bërë. Mendoj se çështja e vizave H-1B do të shihet me pozitivitet dhe më e pakta do të ishte heqja e kufizimeve të vendosura nga admnistrata e Presidentit Trump.”

Me theksin për të mbrojtur punonjësit amerikanë, administrata e Presidentit Trump nënshkroi një udhër ekzekutiv për të kufizuar imigracionin e ligjshëm dhe lëshimin e vizave për punonjës të përkohshëm. Në nëntor, Shtëpia e Bardhë lëshoi një urdhër tjetër që kufizonte vendet e punës për individët me vizën e tipit H-1B, duke shtrënguar përkufizimin e “profesionit të specializuar” në bazë të cilit kualifikohet marrja në punë e një punonjësi të huaj.Ndërkohë, Departamenti i Punës publikoi një rregull që rrit me 30% pagat minimale që punëdhënësit amerikanë duhet t’u paguajnë punonjësve të huaj.

Faqja në internet e fushatës së zotit Biden nuk përmend në mënyrë specifike studentët e huaj, të cilët duhet të pajisen me vizën F-1. Por ata që studiojnë në Shtetet e Bashkuara shpresojnë për më pak kufizime gjatë administratës së zotit Biden.

Gjatë administratës së Presidentit Trump, vizat studentore ishin të kufizuara në numër dhe kohëzgjatje, duke krijuar pasiguri për disa studentë të huaj lidhur me mundësinë e tyre për të

Pesë ditë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën. Deri në muajin tetor, administrata kishte përfunduar më shumë se 600 kilometra murë.

Zoti Biden pritet që t’i japë fund identifikimit të projektit si “Emergjencë Kombëtare” gjë që lejonte kanalizimin e fondeve të miratura nga Kongresi për Departamentin e Mbrojtjes që të përdoren për të ndërtuar pjesë të murit përgjatë kufirit jugor.

Ndërsa zoti Biden është zotuar të ndalojë vazhdimin e ndërtimit të murit, disa punime mund të vazhdojnë në bazë të kontratave që tashmë janë nënshkruar. Nuk pritet shembja e mureve të ndërtuara.

Në programin që synon të ndjekë zoti Biden si president, theksohet se paraburgosja e migrantëve duhet të jetë zgjidhja e fundit, jo praktikë normale, për ata që presin shqyrtimin e çështjeve në gjykatë.

“Ne do t’i japim fund qendrave private të paraburgimit dhe do të sigurohemi që çdo objekt ku po mbahen imigrantët, të ketë standarded më të larta të kujdesit dhe të garantojë sigurinë dhe dinjitetin e familjeve. Ndalimi i fëmijëve duhet të jetë sa më i shkurtër që mundet, ndërsa u ofrohet qasja në arsim dhe kujdesi i duhur,” thuhet në programin e fushatës së zotit Biden, ndërsa shtohet se gjykatësit e imigracionit duhet të veprojnë jashtë ndikimit të papërshtatshëm politik.

Zonja Pierce tha se administrata e zotit Trump i ka dhënë përparësi përshpejtimit të procedurave të gjykatës së imigracionit dhe shtimit të urdhërave për deportim.

“Disa nga vendimet e lëshuara nga ish Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions e vështirësuan punën e gjykatësve të imigracionit, duke u hequr atyre disa nga liritë për të vepruar dhe duke kufizuar aftësitë e tyre për menaxhimin e çështjeve gjyqësore,” tha zonja Pierce./VOA

Postime të ngjashme

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...