Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden shfuqizon ndalesën për ushtarët transgjinorë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e shfuqizoi vendimin e paraardhësit të tij, Donald Trump, për t’i ndaluar amerikanët transgjinorë që t’i bashkohen ushtrisë.

Trump e ka shpallur këtë ndalesë gjatë vitit të parë si president.

“Shërbyesit transgjinorë nuk do t’i nënshtrohen më mundësisë së shkarkimit ose ndarjes në bazë të identitetit gjinor”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, në vitin 2019 kanë qenë 8,980 ushtarë transgjinorë në detyrë.

“Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë pengesë për shërbimin ushtarak dhe se forca e Amerikës gjendet në shumëllojshmërinë e saj”, tha Shtëpia e Bardhë.

Vendimi vjen pasi sekretari i ri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjeneral në pension i ushtrisë, ka folur për nevojën e heqjes së ndalesës gjatë seancës së konfirmimit të tij në Senat, javën e kaluar.

“Nëse jeni i aftë dhe jeni i kualifikuar për të shërbyer dhe mund t’i ruani standardet, ju duhet të lejoheni të shërbeni”, ka thënë Austin.

Në vitin 2017, Trump ka njoftuar në Twitter se SHBA-ja “nuk do të pranojë ose lejojë më” që amerikanët transgjinorë të shërbejnë në ushtri, duke përmendur “koston e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjet”.

Ndalesa ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2019.

Personeli transgjinor që po shërbente, është lejuar të vazhdojë, por rekrutët e rinj janë bllokuar.

Postime të ngjashme

Rikthehen kufizimet në Evropë

T E

Vriten 11 persona në Meksikë

T E

Të paktën pesë të vrarë gjatë protestave në Mianmar

T E

Kufizime më të ashpra kundër Covid-19 në Lombardi

T E

Navalny raportohet se do ta vuajnë dënimin në një burg në afërsi të Moskës

T E

Mianmar, qindra të arrestuar në protestat kundër grushtit të shtetit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...