Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Biden u bën thirrje shteteve amerikane që mësuesve t’u japin përparësi për vaksinim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të martën u bëri thirrje shteteve amerikane që vaksinimin e mësuesve kundër sëmundjes Covid-19 ta bëjnë prioritet, në mënyrë që të sigurohet kthimi i fëmijëve në shkolla shpejt dhe sigurt.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu tha se secili mësues duhet ta marrë së paku njërën dozë të vaksinës deri në fund të këtij muaji, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Pasi Shtetet e Bashkuara tash për tash kanë tri vaksina në dispozicion, presidenti Biden tha se ka besim që do të ketë doza të mjaftueshme për secilin person të rritur në ShBA deri në fund të majit.

Presidenti tha se është optimist për arritjen e qëllimit rreth dhurimit të 100 milionë doza të vaksinës gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, por gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve që të jenë të kujdesshëm përmes përdorimit të maskave dhe respektimit të distancës sociale.

“Njoftimet e sotme janë një hap i madh në përpjekjen tonë për ta mposhtur këtë pandemi, por më duhet të jem i sinqertë me ju. Kjo luftë është larg përfundimit”, tha Bideni.

Ai shtoi se mbi 30 shtete tashmë kanë marrë masa që të sigurohen se mësuesit do të vaksinohen dhe se është duke e përdorur tërë autoritetin e qeverisë federale për t’i udhëzuar shtetet që ta ndjekin këtë drejtim.

Postime të ngjashme

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...